Australi, paradoksi me martesat gay

12/12/2013 16:50

Gjykata e Lartë e Australisë shfuqizoi legalitetin e martesave homoseksuale në vend, duke krijuar një paradoks ligjor me dhjetëra çifte që u lejuan të martoheshin në dritaren kohore gjatë së cilës ky bashkim u konsiderua si i ligjshëm.

Në muajin Tetor, Parlamenti i Australisë miratoi ndryshimet e Kodit Civil, duke bërë të lejueshëm martesën midis dy partnerëve të të njëjtës gjini.

27 çifte përfituan nga ndryshimet ligjore dhe vendosën të martoheshin menjëherë pas publikimit të ligjit në fletoren zyrtare, diçka që ndodhi në fillim të kësaj jave, ndërsa me qindra prisnin të bashkoheshin në martesë në ditët në vazhdim.

Megjithatë, qeveritë e shteteve që formojnë Australinë ngritën një padi në Gjykatën e Lartë, e cila pasi shqyrtoi të gjithë argumentat vendosi që të pranonte argumentat e qeverive lokale, duke shfuqizuar me efekt të menjëhershëm ligjin.

Si rrjedhojë, të gjithë çiftet gay që panë përpjekjet e tyre shumëvjeçare për të fituar të drejta të barabarta me bashkëkombasit e tyre heteroseksualë, të kurorëzoheshin me aktin e martesës në muajin Tetor, tashmë konsiderohen sërish beqarë nga ligji, pasi bashkimi i tyre anullohet automatikisht.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta