
OSBE këshillon parlamentin shqiptar që të krijojë një hapësirë më të madhe për shoqërinë civile në miratimin dhe diskutimin e projekt-ligjeve.
Sipas kreut të prezencës së OSBE, Robert Ëilton koha e përcaktuar për të bërë komente nga organizatat e shoqërisë civile apo institucionet e pavarura është mjaft e shkurtër.
Sipas z.Wilton midis parlamentit dhe shoqërisë civile ka nisur një periudhë bashkëpunimi e cila ka akoma nevojë të përmirësohet. Të pranishëm në tryezën e organizuar nga OSBE për bashkëpunimin e shoqërisë civile dhe parlamentit, ishin të pranishëm edhe nënkryetari i parlamentit Vangjel Dule, Ministri për Marrëdhëniet me parlamentin, Ilirjan Celibashi dhe zëvendëskryetari i Misionit në ambasaden gjermane Erik Tintrup.
Nënkryetari i Parlamentit, Dule vuri kërkoi nga kërkoi nga organizatat e shoqërisë civile apo institucionet e pavarura që të këtë një pjesëmarrje më të madhe në komisione ligjesh, komisione parlamentare, hetimore apo edhe në seanca të thjeshta të Kuvendit, duke theksuar se pjesëmarrja e tyre është një e drejtë që ua siguron rregullorja e parlamentit.
Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, tha se institucioni që ai drejton po merret gjërësisht me marrëdhëniet e parlamentit me organizatat e shoqërisë civile dhe përfaqësues të grupeve të interesit. Zoti Celibashi u shpreh i kënaqur kur tha se gjatë vitit të fundit, shoqëria civile në tërësi ka patur një zë më të fuqishëm në hartimin apo miratimin e projekteve dhe ligjeve.
Top Channel