Përkthyes fals shenjash në ceremoninë e Mandelës

11/12/2013 00:00

Gjatë ceremonisë në nder të Nelson Mandelës të mbajtur ditën e martë, përkthyesi i gjuhës së shenjave bënte gjeste pa kuptim. Sipas drejtorit të Federatës së shurdh-memecëve të Afrikës së Jugut, Bruno Druchen, ai lëvizte duart dhe nuk shprehte asgjë me ato lëvizje.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe një deputete e Kongresit Kombëtar Afrikan, Wilma Newhoudt, e cila vuan nga mungesa e dëgjimit. Sipas saj, njeriu që fjalimet e krerëve të shteteve të ndryshme duhet t’i përçonte tek njerëzit me aftësi të kufizuar, ishte dikush që nuk dinte aspak gjuhën e shenjave.

E kontaktuar nga Associated Press, qeveria e Afrikës së Jugut ka bërë të ditur se po përgatit një komunikatë për këtë çështje.

Top Channel