“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Gjatë mbrëmjeve festive jo të gjithë i kanë mirë marrëdhëniet me aparatin fotografik. Ka shkrepje që në pëlqejnë, ka edhe nga ato që s’na pëlqejnë.
Por cila është koha më e mirë për të përjetësuar një moment festiv? Një studim i mbështetur nga “Nikon” arriti në përfundimin se fotot më të bukura realizohen nga ora 21:30 minuta deri në orën 22:00.
Ky interval kohor është për të nxjerrë fotot të mira, por nëse doni perfekten atëherë ora e saktë duhet të shënojë 21:36 minuta…të paktën sipas rezultatit të këtij studimi.
Megjithatë, vec orarit, thotë grupi që ndërmori këtë studim, duhet patur kujdes edhe me dritën në sfond. Një rrezatim i mirë mund të transformojë një fotot të shëmtuar në perfekte dhe e kundërta.
Në studim kanë marrë pjesë mbi 2 mijë të rritur britanikë dhe janë përdorur 3 intervale kohore, që nga ora 19:00 e deri në orën 02:00, orari mesatar i përfundimit të mbrëmjeve festive.
Top Channel