“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t Kush mund t’i bashkojë më mirë mikeshat turke në Tiranë sesa një kafe turke?
Melda Penxhabllegil është ndër të parat gra turke që ka ardhur të jetojë në Shqipëri. Bankiere me profesion, u detyrua të lërë gjithçka për të mbështetur bashkëshortin që u transferua me punë në Tiranë.
Handan Kaja ndodhet këtu për të njëjtën arsye dhe po bën rreth 11 vjet në vendin tonë.
Ndësa Ozllëm Sham vetëm 3 vitet e fundit është vendosur përfundimisht në Tiranë.
Një kafe turke në sallonin e bukurise se mikeshës së tyre Jolldëz është koha më e përshtatshme për t’ia nxjerrë mallin turqishtes, pasi pjesen tjeter te kohes më shumë flasin anglisht ose përpiqen të praktikojnë gjuhën shqipe.
“Një herë në javë vijmë këtu dhe flasim shqip, por më shumë turqisht. Bëjmë muhabete për flokët, për kozmetikë dhe për Turqinë”, shprehet Handëni.
Ky është një ritual i shpeshtë që jo vetëm mban lidhjet mes tyre por edhe në korent me cfarë ndodh në Turqi.
“Flasim për tema të ndryshme dhe c’mallemi pak me njëra tjetren, pasi të afërmit i kemi larg. Me mikeshat duke pire kafe turke ketu ne kete salon na duket sikur gjejme ketu nje copez Turqie”, thotë Ozllëmi.
Në fund ka lezet edhe nje kthim filxhani.
”Unë nuk di ta shikoj me të vërtetë filxhanin, por më shumë argëtohemi me shoqet pasi s’ka kuptim te pijme kafe dhe te mos e kthejme filxhanin”, tregon Melda.
Të katër mikeshat janë njohur në Tiranë dhe ajo cfarë i bashkon përtej bisedave të jetës së pëditshme është edhe kjo kafe prej vendit te tyre.
Top Channel