Mjegulla ‘pushton’ Londrën

11/12/2013 00:00

Londra është gdhirë nën petkun e trashë të një mjegulle të madhe që ka shkaktuar çrregullime në transport.

Zyrat e meteorologjisë në kryeqytetin britanik thanë se shikueshmëria për shkak të mjegullës ishte reduktuar nën 50 metra distancë. Ato paralajmëruan qytetarë të bëjnë kujdes. Të paktën 40 fluturime u anuluan nga aeroporti “Heathrow”.

Fenomeni ishte një mundësi e mirë për të apasionuarit pas fotografisë për të shkrepur disa foto dhe imazhet e përftuara ngjasojnë më shumë me skenat e filmit “The mist”, (Mjegulla).

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta