
Kryeministri Edi Rama, së bashku me Erjon Veliajn, ministër për
Mireqenieien Sociale dhe Rininë prezantuan në Elbasan projektin pilot të
Bankës Botërore, për informatizimin e shërbimit të ndihmës ekonomike.
Ministri Erion Veliaj u shpreh se nëpërmjet modernizimit, Qeveria synon uljen e abuzimeve me skemen e ndihmes sociale, njëkohësisht shkurtimin e kohes se aplikimit.
“Po shkojme ne nje sistem dixhital, i cili eshte i lidhur me gjithe databazat e tjera te Qeverise shqiptare, do te thote me regjistrin e pronave, me regjistrin e biznesit, regjistrin e tokave, regjistrin e pensioneve dhe te punesimit, te sigurimeve shoqerore. Kjo do te thote qe do te bejme nje targetim me te mire dhe do te arrijme qe brenda vitit tjeter te reduktojme abuzuesit ne nivelin 15-20%”, tha ministri.
Veliaj tha se po denoncojme te gjitha rastet e rritjes fiktive te numrit te atyre qe marrin ndihme ekonomike.
Fillimin e këtij projekti Kryeministri Edi Rama e quajti si nisjen e një pune nga themelet për ta përmbysur sistemin që bëri për vite me rradhë t’iu hahet haku atyre që iu takon realisht pagë si invalidë apo ndihmë ekonomike
“Eshtë një situatë më shumë se shqetësuese, sepse këtu korrupsioni ka goditur ata që janë më të dobëtit. Dhe nëse sot njerëzit në nevojë dhe në rradhë të parë invalidët, janë në kushte dramatike pas disa muajsh mospagesa, kjo vjen pikërisht sepse sistemi ishte i ndërtuar në një mënyrë të atillë që të luante çdo ditë me fatin e tyre, për t’iu marrë votën apo për t’iu ngrënë hakun, duke futur në skemë njerëz që nuk ishin as invalidë dhe as në nevojë për ndihmë ekonomike. Dhe, ndërkohë, jam i vetëdijshëm që, në radhë të parë invalidët, presin që një orë e më parë të fillojnë të paguhen. Dhe ne do të bëjmë çmos që këtë ta realizojmë një orë e më parë”, tha Rama.
Fillim vitin e ardhshëm Qeveria synon ta shkrijë këtë projekt në të gjithë vendin.
Top Channel