Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po
orkestron nje sulm ndaj tij, në shkelje të plotë të ligjit.

Imami deklaroi se ne Ministrine e Mbrojtjes nuk ka perfunduar ende auditi i brendshem dhe nuk dihet se cilit raport i eshte refeuar Rama kur urdheroi dorezimin e padise ndaj meje.

“Kallëzimi penal i depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme, nuk ka ndjekur rrugën zyrtare, formale e ligjore, të hartimit dhe përcjelljes së një kallëzimi penal dhe përben një shkelje të rëndë të procedurës.

Bëjmë me dije se çështja është ende duke u audituar. Projektraporti i auditit të brendshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili po kontrollon ligjshmërinë e procedurës, nuk ka përfunduar ende dhe sipas afateve të përcaktuara nga ligji për auditin e brendshëm.

Pavarësisht se hetimi administrativ nuk ka përfunduar, draft raporti i grupit të auditit nuk evidenton ndonjë shkelje te procedurës ligjore e cila mund te ndiqet penalisht. Pyes zotin Rama : Kush e ka hartuar kallëzimin penal kur hetimi administrativ nuk ka përfunduar ende?Ç’është ky “grupi i eksperteve”, citoj ministren e Mbrojtjes, kur qartazi nuk bëhet fjalë për Drejtorinë e Auditimit të Ministrisë së Mbrojtjes?

Si mund të hetohen në një shtet të së drejtës qytetarë apo nëpunës të shtetit nga persona të paautorizuar nga ligji?I kujtoj Edvin Ramës dhe të gjithë kësaj shpure se do te mbajnë përgjegjësi të plotë para ligjit. Historia nuk mbaron sot dhe këtu”, tha Imami.

Top Channel