
Gjatë prezantimit të PAMECA 4, ambasadori i BE-se Ettore Sequi ka
kërkuar rezultate me konkrete në luftë kundër krimit të organizuar.
Ndryshe nga perfaqesite e tjera diplomatike qe kane patur rezerva per Ligjin e ri Antimafia, Sequi tha se ligji i ri mund te sjelle rezultate kunde krimit.
“Në PAMECA 1,2,3, kemi financuar 17 milione euro, tani ne PAMECA 4 edhe kater milione euro te tjera, ndaj presim rezultate me te qarta ne luften kunder krimit dhe korrupsionit. PAMECA 4 do te shtrihet ne pese fusha veprimi: Strukturimi dhe ndihma ne logjistike ne polici, hetimet kunder krimit dhe korrupsionit, te drejtat e njeriut dhe policimi ne komunitet, patrullat e pergjithshme dhe menaxhimi i integruar i kufirit. Mendoj qe Ligji Antimafia mund te sjelle rezultate te kenaqshme ne luften kunder krimit dhe korrupsionit”, tha ambasadori i BE-së, Sequi.
Ndersa ministri i Brendshem, Saimir Tahiri tha se Qeveria e re ka dhene shenja te qarta se eshte angazhuar ne luften kunder krimit, jo thjesht si nje detyrim ndaj BE-se, por si nje detyrim ndaj qytetareve shqiptare.
“Kemi qenë në gjendje të tregojmë shenja të qarta të vullnetit tonë për të bërë gjithçka në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo duke ecur mbi bindjen që përpara se të jetë një përmbushje e kritereve në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE është një përmbushje e aspiratës së qytetarëve shqiptarë”, tha Tahiri.
Ministri i Brendshem ka verejtur si nje nga defektet ne policine e shteit levizja e kuadrova. Ne tre vitet e fundit, 90 per qind e policise shqiptare eshte transferuar.
“Jan transferuar nga detyra 8066 punonjës policie, kjo dëmton qëndrueshmërinë në detyrë, standardet e përmbushjes së detyrës me cilësi në shërbim të qytetarëve”, theksoi Tahiri.
Misioni PAMECA 4 do te perfundoje ne tetor te 2016-es.
Top Channel