Harrojeni Kubën e reportazheve plot hare dhe kartolinave shumëngjyrëshe. Një fotograf italian, sjell në bardhezi realitetin në vendin ku koha ka ngecur.

Fotografi Rino D’Ostilio pa nga afër shoqërinë që ecën me hapin e saj të ngadaltë, shumë më ngadalë se shoqëritë e tjera. Rrugët e Havanës të mbushura me njerëz të ulur në prag të dyerve të banesave të tyre dhe cigarja që s’mungon asnjëherë.

Synimi i D’Ostilio ishte përcjellja e imazhit të vërtetë të Kubës, e cila nuk është ajo që shumë e njohin nga guidat turistike. Shoqëria e këtij vendi ka ngecur, dhe kjo duket që nga qarkullimi në rrugë, ku edhe ato pak automjete që qarkullojnë janë të para viteve ’80 të shekullit të kaluar.

Top Channel