Kriza e industrisë së pornografisë

10/12/2013 17:15

Një skandal i ri godet industrinë e pornografisë, e cila është mbyllur përkohësisht tre herë gjatë vitit 2013, për shkak të testimit pozitiv me HIV të disa prej aktorëve të filmave me përmbajtje për të rritur.

“Radar Online” informoi të martën se vetëm një ditë pasi ishte testuar pozitiv, një pornostar mashkull, i identifikuar nga autoritetet, por jo për publikun, tentoi të kryente marrëdhënie të pambrojtura seksuale përpara një kamere.

Pornostari e dinte se nuk mund të punonte më në industrinë amerikane që prodhon miliarda dollarë çdo vit, ndaj vendosi që të kryente xhirimet i vetëm.

Megjithatë, eksperienca prej aktori-regjizor e pornostarit dështoi, pasi vajza që në fillim kishte pranuar, mësoi nga mediat se personi që i kishte bërë ftesën ishte i prekur nga virusi HIV.


Pornostarja Cameron Bay (djathtas) dhe i dashuri i saj, ne reagimin e tyre pasi kishin rezultuar pozitive per HIV me pare gjate vitit. Ky ishte skandali i pare i 2013-s qe tronditi industrine e pornografise

Një skandal i tillë pritet të motivojë protesta të reja të aktivistëve anti-pornografi, të cilët përpara pamundësisë për të mbyllur këtë biznes, kërkojnë që të detyrohen aktorët të përdorin masa mbrojtëse, në atë që shihet gjithashtu si një formë edukimi e publikut tashmë të gjerë të këtyre filmave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA