Ndërsa arsenali i armëve kimike të Sirisë duket se do të shkatërrohet në det në një luftanije amerikane, mbetet ende i paqartë fati i rreth një mijë tonëve lëndëve kimike toksike në dispozicion të ushtrisë së Bashar al-Assad.

Në një raportim të ditës së martë, e përditshmja “B92” informoi se aktualisht, propozimi për të marrë këto kimikate i është bërë Kroacisë.

Lënda e quajtur prekurosor përdoret për të bërë funksionale mbushjen kimike në momentin e shpërthimit të predhës dhe ndonëse jo aq helmuese sa sarini apo gazi mustard, ato kanë nevojë për një proces industrial kompleks shpërbërje dhe mund të krijojnë ndotje.

Ishte kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviç ai që pranoi ndërsa vizitoi studentët e Fakultetit të Manaxhimit dhe Turizmit në Zagred se ekzistojnë negociata: “Është një moment ku Europa dhe e gjithë bota duhet të marrin përsipër përgjegjësinë e tyre dhe të vendosin se ku do të transportojnë këto prokurorsë. Nuk bëhet fjalë për armët kimike, të cilat me shumë gjasa do të shkatërrohen diku në Oqeanin Atlantik prej ushtrisë amerikane”.

Kryeministri shtoi se “pas asaj që ndodhi në Shqipëri, çdo vendim i mundshëm i Kroacisë do të paraprihet nga një debat gjithëpërfshirës publik”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA