“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Njerëzit kanë si tendencë të besojnë se me kalimin e viteve gjithcka në këtë tokë plaket dhe vdes…por nuk është kështu.
Një grup shkencëtarësh danezë publikuan rezultatet e një studimi disa-vjeçar ku u mbikqyr procesi i plakes tek dhjetra organizma, madje edhe bimë.
Nëse tek njeriu, mamalët apo tek zogjtë kalimi i viteve shoqërohej me dobësim të organizmit dhe më pas vdekjen, e kundërta ndodh me disa specie të tjera.
Në studim u përfshinë 11 mamalë, 12 vertebrorë të tjerë, 10 jovertebrorë, 12 llojë bimësh dhe një algë.
Grupi i shkencëtarëve danezë zbuloi se gjallesa mikroskopike Hydra Magnipapillata është praktikisht e pavdeshme.
“Pas përllogaritjes, në kushtet laboratorike, ku rreziku i vdekjes nga shkaqe të tjera, jo nga mosha është shumë i vogël, kjo gjallesë mund të jetojë mbi 1400 vjet”, thotë Owen Jones, udhëheqës i studimit.
Në studim u përfshinë edhe breshkat. Studiuesit thonë se shkalla më e lartë dhe rreziku më i madh i vdekshmërisë së tyre është gjatë viteve të para të jetës, ndërsa më pas me kalimin e viteve breshkat forcohen edhe më shumë dhe në shumicën e rasteve disa llojë tejkalojnë 100 vitet.
Top Channel