
Deri të enjten Prokuroria e Përgjithshme i ka duar të lidhura për të
kryer veprim paraprake apo qoftë edhe ndonjë veprim hetimor për dosjen e
kallëzuar nga Ministria e Mbrojtjes, ndaj ish-ministrit Arben Imami,
aktualisht deputet i Partisë Demokratike.
Nje burim jozyrtar i tha Top Channel se organi qendror i akuzes ndodhet ne kete situate, per shkak se Prokurori i Pergjithem Adriatik Llalla është në nje vizite pune ne Britanine e Madhe e per kete arsye derisa sa shefi i akuzes te kthehet ne Shqipëri, dosja voluminoze e Ministrise se Mbrojtjes do te qendroje ne protokoll. Veprimet e metejshme, si pershembull caktimi i nje grupi prokuroresh nga Prokuroria e Pergjithshme per ta hetuar kete kallëzim do kryhet vetem pasi te kthehet ne Shqiperi, Prokurori i Pergjithshem zoti Llalla, sqaruan burimet jo zyrtare te Top Channel.
Por ndersa Prokuroria e Pergjithshme thote se nuk di ende se çfare perban dosja ne fjale e depozituar nga Ministria e Mbrojtjes, ajo që u bë publike nga ky institucion është se janë kallëzuar pesë zyrtarë të këtij dikasteri, më i rëndësishmi prej tyre ish-ministri i Mbrojtjes Imami. Personat e tjere te kallëzuar jane ish-drejtori i DRSHM-se Shkelqim Berisha, Keshilltari per Median Mentor Beqa, Sokol Berimaj, Nëndrejtor i Qendres se Kultures dhe Botimeve te Mbrojtjes, si dhe Nilka Sinaj shefe e Logjistikes e QKMB-së.
Në deklaratën për shtyp, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli garantoi se dosja eshte pergatitur nga nje grup ekspertesh qe kane shqyrtuar deri ne detaje aferën korruptive. Ish-ministri dhe ish-punonjesit dyshohen se kane konsumuar veprat penale te shperdorimit te detyres, shperdorim te kontributeve te dhena nga shteti dhe shkelje te barazise ne tendera dhe ankande publike. Episodi, per te cilin ata dyshohen, jo zyrtarisht sipas Ministrisë së Mbrojtjes ka lidhje me abuzimet ne ceshtjen e reklamave, abuzime që kapin shifren e mbi 1 milion dollareve.
PD: Rama nisi gjuetinë e shtrigave
Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka nisur gjuetinë e
shtrigave me kundërshtarët politikë. Në një deklaratë për mediat,
deputetja Jorida Tabaku tha se urdhëri i Ramës për të ndëshkuar
ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami për korrupsion, është i denjë
vetëm për regjimet totalitare.
Demokratet thone se sulmet politike nuk do ta ndalojnë aksionin opozitare kundër paligjshmërisë se kësaj Qeverie.
“Edi Rama duhet ta dijë se Shqipëria funksionon në bazë të ligjeve dhe të Kushtetutës, ku sanksionohet qartë dhe prerë se i vetmi institucion që jep vendime është Gjykata. Askush nuk mund të dalë mbi të, qoftë dhe Edi Rama. Deklarata e tij e djeshme fakton qartë se Edi Rama, po nis gjuetinë e shtrigave dhe po kërkon të lincojë një kundërshtar të tij politik, duke e dhënë ai verdiktin, duke injoruar drejtësinë. Rama e ka vënë prej vitesh në qendër të sulmeve të tij zotin Arben Imami. Publikisht Edi Rama u betua se do të hakmerrej ndaj tij, cka dëshmon se e gjithë kjo është vetëm një farsë dhe një sulm politik ndaj Arben Imamit. Sulmet politike ndaj tij nuk do ta ndalojnë aksionin opozitar kundër paligjshmërisë së kësaj Qeverie. Edi Rama nuk mund t’i fshihet mosmbajtjes së premtimeve me farsa të tilla kundër opozitës. Urdhëri i tij për ndëshkimin e kundërshtarit e nxjerr fare zbuluar një njeri, i cili erdhi në politikë, u rrit dhe u bë Kryeministër thjesht dhe vetëm përmes korrupsionit”, tha Tabaku.
Top Channel