“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t Brunilda është një artiste, jo vetëm se profesioni i saj si kostumografe dhe skenografe e ka afirmuar në këtë rrugë.
Ajo është e tillë sepse artin e shikon dhe ndërton gjithkund, edhe tek hedhurinat e njerëzve. Objekte që për të gjithë duken të dalë mode a funksioni, ajo i rijetëson duke i bërë të përdorshme në një këndvështrim tjetër.
“Në ditët me shi njerëzit hedhin çadra që u janë thyer telat. Unë i marr bezen këtyre çadrave dhe e përdor për ta mbushur duke krijuar një jastëk të madh ku mund të ulesh për të parë televizor apo për të luajtur me kompjuter”, thotë Brunilda.
Për 34-vjeçaren asgjë nuk mund të shkojë përgjithmonë. As muret e një ndërtese të vjetër, as orenditë, as dyert e dala mode dhe vjetëruara. Me pasion të pamatë për të ricikluar, ajo na tregon disa detaje sesi po shndërron një godinë të vjetër në një atelie moderne tërësisht të konceptuar mbi bazën e riciklit.
“Mora një derë të vjetër që edhe lyerja nuk ia mbulonte problemet, kështu që e vesha me sfungjer dhe i vura disa aksesorë”, tregon Brunilda.
Mund të duket e mundimshme, por për një shpirt me energji rikrijuese që mendja nuk ndal së krijuari mbi gjithçka ekzistuese, vepra e realizuar është shpagimi i të gjitha lodhjeve.
Këta janë kolltukë që tanimë askujt nuk i hyjnë në punë. Të vjetëruar dhe dalë tërësisht mode, Brunilda i ka mbledhur nga hedhurinat dhe tashmë e ka të qartë idenë se çfarë do të bëjë me to.
Në pak sekonda, artistja 34-vjeçare këtë gur lumi e shndërron në një vepër arti ku lexohet qartë portreti i një malësori të vrarë dhe kur artistja zhvillon gjuetinë e sendeve të saja në natyrë, arrin gjithmonë të shquajë imazhin e përfunduar në objektin në dukje pa vlerë: “Që në momentin e parë mundohem të gjej një gur që i përshtatet idesë që kam unë në kokë.”
Objekte funksionale, por edhe vepra artistike. Cfarë ka rëndësi për Brunildën: asgjë nuk mund të përfundojë ciklin jetësor dhe për këtë gjithçka duhet të kalojë më parë në duart e saj.
Top Channel