Anëtarët e rinj të Këshillit të RTSH

10/12/2013 00:00

Komisioni i Medias dhe Arsimit ka nisur seancat e dëgjimit me kandidatët
për anëtare të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar.

Ky keshill i cili perbehet nga 11 anetare, eshte kyç per rolin dhe te ardhmen e RTSH-se. 20 kandidatet e pare qe vine nga media, arti, drejtesia kane treguar se cilat kane qene objektivat e tyre, por edhe synimet per reformimin e plote te ketij televizioni.

Pavaresia politike dhe ekonomike, reformimi i plote i tij dhe rikthimi i audiences, kane qene disa nga pikat kyçe te kandidateve. Seancat degjimore per zgjedhjen e kandidateve fitues do te zgjasin edhe dy dite te tjera. Kryetari i Komisionit te Medias Genc Pollo ka kerkuar edhe nje here plotesimin e AMA-s me te gjithe anetaret.

Top Channel