“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Stephen King, autori i librit ‘The Shining’, i është bashkuar rrjetit social Twitter dhe brenda 3 minutash ka fituar 30 mijë ndjekës. Shkrimtari amerikan ka pasur pak vështirësi për të gjetur fjalë për të përshëndetur fansat e tij.
“Më në fund në Twitter dhe nuk po di çfarë të shkruaj. Kjo tregon se çfarë shkrimtari jam”, shkroi autori i shumë romaneve të frikshëm, por edhe tregimeve si “Shawshank Redemption” apo “Milja e Gjelbër”, përshtatja kinematografike e të cilave ka pasur shumë sukses.
Tashmë, profili në Twitter i Stephen King ka më shumë se 170 mijë ndjekës dhe shkrimtari është shumë aktiv.
Gjatë karrierës së tij letrare, Stephen King ka shkruar më shumë se 50 libra dhe ka shitur më shumë se 350 milionë kopje në të gjithë Botën.
Top Channel