Lufta për parandalimin e sëmundjeve të moshës së tretë të lidhur me harresën mund të fitohet me një dietë tipike mesdhetare, në vend të mjekimeve suksesi i të cilëve është i kufizuar apo i paprovuar.
Në një letër të hapur drejtuar Ministrisë Britanike të Shëndetësisë, një prej ekspertëve më të mëdhenj të vendit, doktoresha Clare Gerada argumentoi se ushqimet tipike të përdorura në dietën mesdhetare kanë një ndikim shumë më pozitiv, në luftën kundër sklerozës, parkinsonit, alzheimerit dhe dementias.
Sipas eksperes, vlera e vajit të ullirit, perimeve, lajthive apo peshkut mbetet ende e paçmuar si duhet prej shkencës.
“Shpresoj që rritja e vazhdueshme e rasteve të prekjeve nga kjo sëmundje të krijojë një shans për ndryshimin e politikave dhe orientimin e kurave drejt një diete mesdhetare, në vend të favorizimit të mjekimeve me sukses të paprovuar”, shkruante ekspertja në këtë letër.
Shumë mjekime të përqendruara në kurimin e këtyre sëmundjeve janë ende në fazat e tyre eksperimentale dhe efektet anësore që ato mund të kenë janë kritikuar gjerësisht më parë prej ekspertëve.
Top Channel