Panairi i mandarinave në Xarrë

09/12/2013 00:00

Komuna Xarrë është prodhuesi më i madh i mandarinave në Shqipëri.
Dhjetra fermeret te organizuar ne nje shoqate realizuan panairin e
mandarinave prodhimi i te cilave kete vit ka qene i bollshem.

Por fermeret kane probleme qe lidhen me mbeshtetjen nga shteti, infrastruktura, çmimi i naftes dhe konkurenca e mallrave nga Greqia i demton ata.

“Me forcat tona, pa ndihmën e shtetit kemi arritur në këtë prodhim. Unë kam sot 1800 rrënjë mandarina dhe shteti nuk më ka vlerësuar asnjë”, thotë një fermer.

“Problemi kryesor i ynë është nafta, që na shton shumë koston e prodhimit”, thotë një tjetër fermer.

Tregtarët nga Kosova ishin të pranishëm në këtë festë dhe ata ndihen optimistë për të ardhmen e bashkëpunimit.

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka vizituar një parcelë eksperimentale, ku po kultivohen varitete të tjera të mandarinës me periudhë vjeljeje më vonë, për të garantuar praninë në treg deri në fund të muajit shkurt.

“Ajo që kanë arritur është e jashtëzakonshme. Këtu cdo vit mbillet me fidanë të rinj 70 hektarë dhe kapacitetet këtu janë që të shkojë mbjellja me agrume deri në 1 mijë hektarë, që do të thotë që keta të prodhojnë 30-35 mijë ton në vit. Kjo është ambicja jonë, që kjo zonë të mbulojë nevojat e Shqipërisë dhe Kosovës bashkë”, tha ministri Panariti.

Përtej problemeveqë shtrohen për zgjidhje në të ardhmen vetë prodhuesit që po zgjerojnë me shpejtësi sipërfaqen e mbjellë janë të kënaqur prej organizimit. Ata  thonë se kanë punësuar qindra familje nga zona të tjera të vendit, ndërsa në fund I gjithë prodhimi arrin të shitet.

Top Channel