Kinë, braktisen binjaket e ngjitura
09/12/2013 00:00
Dy binjake kineze të ngjitura në pjesën e barkut janë braktisur në një jetimore të Pekinit nga prindërit pasi ata nuk mund të kujdeseshin më për vogëlushet.
Vajzat 3-muajshe tashmë presin operacionin në mënyrë që të ndahen dhe të kenë një jetë normale, por më parë po bëhen analiza për të verifikuar nëse ndajnë me njëra-tjetrën organe jetësore.

Javën e ardhshme vogëlusheve do u bëhet një analizë zemre dhe në fund të muajit kirurgët do të marrin vendimin nëse ato mund të ndahen apo jo.

Sipas statistikave, binjakë të ngjitur lindin në raportin 1 në 200 mijë në të gjithë Botën. Edhe pse mjekësia ka bërë përparime të mëdha, ndarja e binjakëve të tillë vazhdon të jetë shumë e rrallë.
Top Channel