Has, impiant për pasurimin e kromit

09/12/2013 00:00

Me një investim privat prej 3 milionë dollarësh në komunën Golaj në Has
është inauguruar ndërtimi i një impianti që do bëjë pasurimin e
mineralit të kromit me kapacitet përpunues më shumë se 100 mijë ton krom
në një vit.

I pranishëm në ceremoninë inauguruese, ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri u bëri thirrje investitorëve të interesuar të shfrytëzojnë këtë fabrikë, duke ndihmuar kështu në rritjen e punësimit.

“Ne pikërisht jemi këtu për të dhënë edhe mesazhin që industri të tilla serioze, investitorë që duan të pasurojnë mineralet që mund të jenë një pjesë e tyre në këto zona të varfra të pasurohen në këtë fabrikë, duke shtuar punësimin, duke shtuar investimin në zonë dhe duke rritur zinxhirin e lidhjes me minierat e tjera, në mënyrë që ky aktivitet kromi të zhvillohet shumë në këtë zonë të Shqipërisë”, tha Gjiknuri.

Vetë drejtuesit e kompanisë siguruan se ky impiant do t’i shërbejë zhvillimit ekonomik të zonës dhe do të punësojë një numër të konsiderueshëm banorësh.

Top Channel