Me 153 vota pro nga 296 deputetë të pranishëm dhe 142 kundër, Parlamenti Grek ka miratuar në orët e para të mengjesit të së dieles projektbuxhetin e vitit 2014, i cili përmban masa të reja shtrënguese prej 3 miliardë eurosh.

Por, siç ka theksuar kryeministri Samaras, për herë të parë pas gjashtë vitesh recension, bashkë me një tepricë primare të siguruar qysh sivjet parashikohet një ritem pozitiv prej 0.6% për ekonomine greke dhe ka shpresa për një reduktim të borxhit kolosal të vendit.

“Ju kerkoj te votoni planin buxhetor per vitin 2014,  i cili e vendos vendin ne rrugen e zhvillimit dhe jua kerkoj te gjitheve kete per të treguar se ky parlament ka guximin dhe pergjegjesine  për të mbështetur vendin tonë në këto kohe te vështira. Une kërkoj që ju të gjithë te lini pas të gjitha ato qe na mbajten pas dhe me vendosmëri e guxim të përfundojme ato që kemi filluar, ato që konsiderohen si reformat dhe konsolidimi fiskal më i guximshem qe jane tentuar ndonjëherë”, deklaroi kryeministri Samaras.

Si projektbuxheti i varferise dhe deshperimit e ka cilesuar  kreu i Radikaleve te Majte, Aleksis Tsipras, i cili ka akuzuar qeverine se me pretekstin per te mbajtur vendin ne euro ka zhdukur gjithe eurot nga Greqia, duke konfiskuar kete monedhe bashke me shpresen per te ardhmen.

“Asnjehere vendi në 60 vitet e fundit nuk ka qene ne nje situate te tmerrshme si ajo ne te cilen ndodhet sot. Nuk ka asnje dyshim se memorandumi i reformave nuk eshte dokumenti me i lumtur, siç e quajti ministri i Financave, por ai qe e ka shkaterruar Greqine dhe do të hyjë në histori si një tragjedi. Kushdo që e mohon këtë është ose qesharak, ose u shërben interesave  të tjera, ose është duke u përpjekur t’i shpëtoje ndeshkimit te Zotave”, tha Tsipras.

Sipas ministrit te Financave, reformat fiskale nuk permbajne shkurtime horizontale  pagash e pensionesh, por ndryshime ne sistemin e taksave.
 
Por edhe pse u miratua buxheti , Greqia duhet të nënshkruajë para se gjithash  me trojkën – inspektorët e Komisionit Europian, Bankës Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar – të cilët e kanë shtyrë  vizitën e tyre ne Athine pasi  kerkojne masa te reja per mbushjen e nje boshlleku fiskal prej 2 miliard eurosh per vitin 2014,per te cilin Athina zyrtare  insiston se eshte me i vogel dhe se keto para do te sigurohen me reforma te tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA