Me miliona vajza dhe gra kanë një antipati të theksuar që kalon deri në urrejtje për shokët e partnerit të tyre, për shkak të influecës së keqe, që ato besojnë se miqtë kanë tek njeriu i zemrës.
Një studim tregoi se një në katër femra është kundër miqve të ngushtë të bashkëshortit, të fejuarit apo të dashurit.
Të pyetura për arsyet, shumica e femrave, antipatinë e justifikojnë me konsumin e alkoolit, qëndrimin jashtë deri vonë apo përqendrimin në gjera të kota si futbolli.
Këto përfundime u arritën në kuadrin e një sondazhi të realizuar me 2 mijë të anketuara.
Një në dhjetë femra e urren aq shumë një prej shokve të të dashurit, sa që e ka penguar partnerin që t’a frekuentojë, ndërsa 75% e pjesëmarrëseve pranojnë se kanë bezdi të paktën një prej miqve të të partnerit.
Top Channel