“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Zjarrfikës dhe forcat e policisë në Kinë shmangën një tragjedi të ngjashme me atë të 12-vjeçares që hodhi nga një lartësi prej 25-katesh një fëmijë rreth 2 vjeç.
Këtë radhë bëhej fjalë për një nënë të dëshpëruar dhe që vuante nga depresioni e cila krejt papritur doli në ballkonin e banesës së saj në katin e 12-të me fëmijën në krah, duke kërcënuar që të mos i afrohej njeri se përndryshe do ta hidhte atë poshtë, e më pas do të hidhej edhe vetë.

Forca të shumta të policisë dhe zjarrfikësve zbarkun në banesë dhe përreth saj. Një psikolog nisi të komunikonte me nënën e dëshpëruar, ndërsa zjarrfikësit kryen një ndërhyrje spektakolare duke zbritur nga një kat më lart drejt e në ballkonin e katit të 12-të.

Fatmirësisht këtë herë tragjedia u shmang, ndërsa mësohet se nëna e re vuante nga depresioni i shkaktuar nga papunësia.
Top Channel