“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Prej vitesh tashmë Zvicra ka treguar se di të ruajë sekretet dhe jo më kot është shndërruar në parajsën e depozitimit të parave nëpër banka.
Por së fundmi, që prej shpërthimit të “Datagate” nga ish-spiuni i shërbimeve sekrete amerikane, në pjesën helvete të Alpeve po lulëzon një biznes i ri; ai i ruajtjes së sekreteve.
Shërbimi ofron sigurinë maksimale për të dhëna konfidenciale të kompanive, personave apo shteteve të ndryshme që nuk dëshirojnë të rrezikojnë me daljen në publik të të dhënave të tyre. Si vend përdoren bunkerë të ndërtuar në vitet e Luftës së Ftohtë në gjendje t’i rezistojnë tërmeteve dhe sulmeve bërthamore.
Përvec sigurisë fizike, serverat me të dhënat e ndjeshme për shumë persona ruhen nga sisteme sigurie të shumëfishta që bëjnë të pamundur aksesin nga palët e tjera tek dokumentacionet, përvecse me kërkesë të zotëruesit të tyre.
Vetë parlamenti i Zvicrës ka zgjedhur të ruajë dokumentet sekrete pikërisht në këto bunkerë, ndërkohë që kompania që menaxhon këto labirinte mes Alpeve thotë se siguria është maksimale dhe për nxjerrjen e të dhënave duhet një urdhër gjykate.
Një tjetër aspekt që përforcon sigurinë është se vendndodhja e këtyre bunkerëve mund të gjendet vetëm me anë të një lokalizatori që menaxhuesit u dorëzojnë klientëve të tyre pas sigurimit të të dhënave.
Vetë menaxhuesit e këtij projekti thonë se që prej gushtit, kur plasi skandali “Snouden”, klientela e tyre është trefishuar.
Një tjetër e dhënë që përforcon nivelet e larta të siguris në këtë impiant është edhe cmimi i majmë që duhet paguajtur për këtë shërbim. Sipas mediave zvicerane, qiraja mujore varion në 250 mijë euro, ndërsa blerja e një vendi për të ruajtur sekretet shkon në 15 milion euro.
Top Channel