Në takimin e radhës në Bruksel, kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë sqaruan paqartësitë në lidhje me integrimin e policëve me kombësi serbe në strukturën e Kosovës.

Hashim Thaçi deklaroi se “nga nesër”, kush të dojë mund të integrohet në Policinë e Kosovës.

Ndërsa Ivica Daçiç theksoi se përfshirja e serbëve në Policinë e Kosovës, nuk do të thotë njohje e Pavarësisë.

Të premten e ardhshme, palët do të bisedojnë mbi gjykatat dhe doganat në veri të Kosovës.

Përfaqësuesja e Lartë Ashton shprehet se do t’i raportojë Këshillit të BE-së rezultatet e arritura deri më 17 dhjetor, kur Serbia pretendon çeljen e negociatave “pa kushtin” e njohjes së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA