Dëshira për të ndihmuar të tjerët ka bërë që disa të rinj nga Durrësi të mbledhin para’ për fëmijët e sëmurë me leuçemi.

Leonard Kadrimi tregoi në “Pasdite në Top Channel” se arsyeja e ndërmarrjes së kësaj nisme është se këta fëmijë janë në vështirësi ekonomike dhe kurimi i tyre është shumë i shtrenjtë. Të ardhurat do të grumbullohen në një mbrëmje bamirësie në qytetin bregdetar si dhe në llogarinë bankare të hapur për këtë event.

Nga biokimia në pikturë, kjo është historia e Gonxhe Vojës, e cila pasi arriti moshën e pensionit ka filluar një tjetër punë, kësaj here me më shumë pasion. Të dashuruarit pas artit nuk heqin dorë asnjëherë nga kjo gjë. Ata treguan se si ia kanë dalë që edhe pse në një moshë të madhe të krijojnë vepra plot bukuri.

Marina Andriç ka festuar 30-vjetorin e saj në një mënyrë shumë të veçantë. Ajo organizoi dy festime në të njëjtën kohë, një në Gjermani dhe një në Afrikë. Gjithçka për të bërë të lumtur fëmijët e rrugës në Gana. Gjatë verës ajo kishte punuar me një fondacion për edukimin e fëmijëve në Akra. Ajo kishte dërguar dhurata, tortë, ushqime e para’ dhe përmes një lidhjeje me Skype ata festonin njëkohësisht megjithëse distanca mes tyre ishte 6700 km.

Joel Hartman, një i pastrehë, ka marrë si dhuratë në Ditën e Falenderimeve një qëndrim për pesë netë në një hotel tepër luksoz. Gjithçka falë veprës së tij të mirë. Ai ishte duke kërkuar ushqim në një park arkeologjik ku gjeti portofolin e një gruaje franceze. Brenda ishte mjeti i identifikimit dhe karta e kreditit. Ai mendoi që një humbje e tillë ishte e vështirë për një udhëtar të huaj dhe shkoi nëpër katër hotele deri sa e gjeti ku qëndronte turistja franceze.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta