Një klerik egjiptian i rrëmbyer prej agjentëve të CIA-s në Itali në vitin 2003 u dënua me mungesë me gjashtë vjet heqje lirie për akuzat e terrorizmit nga një gjykatë në Milano.
Abu Omar, gjithashtu i njohur si Hassan Mustafa Osama Nasr, aktualisht jeton i lirë në Egjipt.
Ai u rrëmbye nga agjentë të CIA-s në vitin 2003 nga Milano, u dërgua në vendlindje ku iu nënshtrua torturave gjatë marrjes në pyetje, përpara se të dërgohej në burgun famëkeq të Guantanamos, Kubë.
Në lidhje me këtë çështje, Italia ka dënuar 23 agjentë të CIA-s për pengmarrje, duke lëshuar urdhëra të arrestit ndërkombëtar për ta.
Megjithatë, në një çështje paralele, Gjykata e Milanos gjeti lidhje midis Abu Omarit dhe disa militantëve të tjerë të dënuar për islamizëm, duke e shpallur kështu fajtor për planifikimin e sulmeve terroriste në Itali.
Avokati mbrojtës i Nasr, Carmelo Scambia, protestoi në emër të klientit të tij ndaj dënimit 6-vjeçar, duke theksuar se Omar nuk besonte tek dhuna si një mënyrë për zgjidhjen e problemeve.
Top Channel