Bukuria garanton një karrierë të suksesshme

06/12/2013 00:00

Një fytyrë tërheqëse nuk ju ndihmon vetëm të gjeni më lehtë një partner, por gjithashtu edhe të ecni sa më shumë në karrierë. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur një grup kërkuesish shkencorë të Universitetit të Essex.

Studiuesit kanë ndjekur karrierën e më shumë se 8 mijë personave mbi 35 vjeç dhe vunë re se ata që ishin më tërheqës ishin gjithashtu edhe më të suksesshëm në jetën profesionale. Sociologu Gundi Knies thotë: “Mendohet se ekonomia, kultura dhe burimet shoqërore shihen si faktorë që ndikojnë në pabarazi, por studimi ynë tregon se një faktor tjetër është pamja e jashtme.”

“Bukuria ka pasur ndikim të madh në llojet e punës dhe progresin e karrierës së personave që kemi vëzhguar”, shton Dr. Gundi Knies.

Studime të mëparshme kanë treguar se njerëzit tërheqës zakonisht merren më lehtë në punë, ngrihen më shpejt në detyrë dhe fitojnë më shumë se kolegët e tyre.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta