Vetvrasja e çiftit të 90-vjeçarëve

05/12/2013 17:10

Një çift i moshuar britanikësh vendosën t’i jepnin fund së bashku jetës, përpara se të ishin të detyruar të zhvendoseshin drejt një azili.

Roy dhe Glenys Smith, dy të moshuar në fillim të të 90-tave, u gjetën të pajetë mëngjesin e së enjtes në sheshin e një pallati shumëkatësh në qytetin e Burnemuthit.

Pak kohë më parë, ata i kishin thënë fqinjëve se ishin të shqetësuar për nivelin e shërbimit që i rezervohej të moshuarve në azile.

Gjatë vitit, në Britani ndodhen disa skandale të keqtrajtimit të të moshuarve, midis të cilëve disa syresh ishin lënë të vdisnin nga uria në një azil në Liverpul.

Përballë kësaj mundësie të pashmangshme, duke parë se gjendja shëndetësore në rëndim e bënte të pamundur për të dy vazhdimin e jetës në mënyrë të paasistuar, çifti i moshuar zgjodhi vetvrasjen.

Pas një jete së bashku, Roy dhe Glenys zgjodhën që të ishin bashkë edhe në vdekjen e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA