“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Është Twitter rrjeti social i preferuar nga rinia, ndërsa Facebook,
pavarësisht se është i mirë për të gjitha moshat, përdoret kryesisht nga
personat mbi 45 vjeç.
Analizat e ndryshme të kryera kohët e fundit kanë treguar “dezertimin” e FB nga adoleshentët në favor të platformave të tjera sociale dhe tani një vërtetim vjen nga Instituti amerikan i Statistikave.
Sipas të dhënave, në tetor në Shtetet e Bashkuara gjysma e vizitorëve unikë në Twitter kanë qenë nën moshën 35 vjeç.
Instituti ka hartuar një grafik me të dhënat comScore, që tregon shpërndarjen e përdoruesve në Twitter, Facebook dhe Linkedin, rrjeti social për raporte profesionale.
Nga studimi rezulton se gjysma e përdoruesve të “cicërimave” është nën 35, ndërsa dy të tretat e atyre të Linkedin janë mbi moshën në fjalë.
Përdoruesit e Facebook janë më të shumtë, por vetëm në grupmoshën nga 45 vjeç e sipër ky rrjet kalon Twitter, duke mbetur gjithësesi pas Linkedin.
Top Channel