Ngrihet pema në Shën Pjetër
05/12/2013 00:00
Është ngritur mëngjesin e sotëm në Sheshin Shën Pjetër pema e
Krishtlindjeve për vitin 2013, një bredh i madh, i lartë 25 m, i
ardhur nga Bavaria.
Ndërkohë, poshtë obeliskut vazhdojnë punimet e filluara që prej së hënës për vendosjen e bazamentit.
Ndërsa dritat dhe lodrat janë dhuruar nga dioqeza e Napolit në formë homazhi ndaj Papa Françeskut.
Top Channel