“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t Hackathon është një bashkim i fjalëve hacker plus maratonë. Në ndryshim nga perceptimi i zakonshëm, termi “hacker” nuk është i lidhur domosdoshmërisht me aktivitete në thyerjen e sistemeve informatike.
Termi Hackathon është përdorur për aktivitete në grup të disa entuziastëve të cilët mblidhen për të hulumtuar një sistem apo një teknologji. Gjatë procesit të hulumtimit, këta të apasionuar gjejnë mënyra të reja të përdorimit apo eliminojnë probleme me sistemin.
Duke qenë se një mbledhje e tillë zgjat për disa orë, termi është bashkuar me fjalën Maratonë për të krijuar “Hackathon”. Në Shqipëri është viti i tretë me radhë që aplikohet Hackathon. Gjatë viteve nuk kanë muguar as idetë interesante nga ana e pjesëmarrësve. Në vitin 2011 fitues u shpall projekti “Tirana Bus Station”. Tirana është një kryeqytet evropian, por banorëve të saj u mungonte një hartë dinamike ku të demonstrohen stacionet e shërbimit urban.
Një i huaj apo banor i ri i Tiranës, për të gjetur një stacion autobusi duhet të pyesë kalimtarët në rrugë apo të kërkojë ndihmë nga qytetarë më të hershëm. Jonid dhe Julian Kanini prezantuan një aplikim ueb tepër novator dhe orientues mbi transportin publik të Tiranës shoqëruar me nje aplikim “mobile” në Android të zhvilluar në Java.
Ata kanë punuar në terren për grumbullimin e te dhënave të aplikimit duke regjistruar stacione dhe distanca të ndryshme. Një tjetër program i prezantuar në këtë lloj eventi teknologjik është edhe harta e plazheve të ndotura në Durrës, Kavajë dhe Vlorë. Pushuesit e kanë të thjeshtë: vetëm përmes këtij programi mund të konstatojnë se cilat janë plazhet më të pastra dhe të bëjnë zgjedhjen e tyre.
Top Channel