Virusi që transmeton të dhëna duke shfrytëzuar tingujt

04/12/2013 00:00

Kohë më parë ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmëruan për atë që mediat më vonë e quajtën si “fantavirusi”, ose virusi që mund të transmetojë të dhëna nga kompjuteri edhe nëse ky i fund nuk ka asnjë lidhje me rrjetin.

Por duket se kjo nuk është më një fantazi. Instituti i Komunikimit Fraunhofer në Gjermani njoftoi se ka zhvilluar një prototip “malware” në gjendje të transmetojë të dhëna nga një kompjuter në tjetrin nëpërmjet tingujve.

Ky institut sqaron se pas instalimit normal, programi ndërhyn në sistem dhe duke shfrytëzuar mikrofonët dhe kartat e zërit të kompjuterit transmeton të dhëna. Por si funksionon kjo? Ekspertët gjermanë thonë se prototipi i virusit shfrytëzon tingujt e lëshuar nga mikrofonët dhe kartat e zërit, të jashtme ose të brendshme të kompjuterit si “mjet transporti” të dhënash, duke transportuar 20 bit për sekondë në 20 metra distancë. Këto tinguj janë të pakapshëm për veshët e njeriut, por jo për virusin.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta