VIDEO/ Kaos në kongresin e kryeqytetit meksikan, shtyrje dhe kapje nga flokët mes ligjvënësve të opozitës dhe mazhorancës
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore lëshoi alarmin pas vjedhjes së një kamioni me material radioaktiv në Meksikë.
Alarmi u lëshua pas njoftimit të ANEB nga autoritetet meksikane ku informohej se një kamion me material radioaktiv të rrezikshëm që përdoret për qëllime mjekësore ishte vjedhur ditën e hënë.
Grabitja e kamionit ka ndodhur në afërsi të Meksikos së bashku me makinerinë që përdorej për radioterapi. Materiali shfrytëzohej nga një spital për kurimin e sëmundjeve kancerogjene. Grabitja ka ndodhur gjatë transportimit të materialit radioaktiv nga spitali drejt një vendgrumbullimi të sigurtë.
Autoritetet meksikane kanë nisur hetimet, ndërkohë që nuk dihen autorët e grabitjes dhe qëllimet e tyre.
Top Channel