“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Njihet ndryshe si “tumori i mirë”, që thuajse gjithmonë mund të eleminohet me anë të një ndërhyrje të thjeshtë kirurgjike, por basalioma, kanceri i lëkurës në disa rast mund të jetë agresiv dhe të shpërfytyrojë të sëmurin.
Ky lloj kanceri është ndër më të përhapurit në botë. Rreth 10 milion njerëz goditen cdo vit prej tij. mjekët dhe specialistët pohojnë se burimi kryesor i shkaktimit të këtij kanceri është ekspozimi i tepër dhe pa mbrojtje në diell. Pjesa e trupit që preket më shpesh nga basalioma është fytyra.
Njëri prej personave të famshëm të prekur nga ky kancer është edhe aktori australian, Hugh Jackman. Ai ndau me fansat sektretin e tij në profilet zyrtare në internet.
Pasi rrëfen se para pak kohësh i është nënshtruar një operacioni për të hequr sëmundjen që e kishte prekur në fytyrë, duke postuar edhe një foto pas operacionit, disi më “i shpërfytyruar”. Jackman fton të gjithë fansat të tregohen të kujdesshëm gjatë ekspozimit në diell dhe të mos bëjnë gabimin e tij, por të mbrohen ndaj rrezeve të dëmshme të tij.
Top Channel