VIDEO/ Kaos në kongresin e kryeqytetit meksikan, shtyrje dhe kapje nga flokët mes ligjvënësve të opozitës dhe mazhorancës
“Zoti Rusbridger, ju e doni këtë vend?”. Kjo ishte njëra prej shumë pyetjeve të drejtuara nga Komisioni i Brendshëm në Dhomën e Përfaqësuesve në parlamentin britanik ndaj Alan Rusbridger, drejtor i gazetës britanike “The Guardian”.
Rusbridger u mor në pyetje mbi skandalin e dokumenteve sekrete të shërbimeve sekrete amerikane dhe britanike të siguruara nga Eduard Snouden. Publikimi i këtyre dokumenteve nga “The Guardian” ka shkaktuar një valë të madhe kritikash për “anti-patriotizëm” nga ana e gazetës.
Megjithatë, Rusbridger u përgjigj i qetë: “Dua lirinë e fjalës dhe shprehjes në këtë vend”. Ndërsa pyetjes nëse kishte ndjerë presione lidhur me publikimin e dokumenteve sekrete, iu përgjigj duke thënë se disa prej gazetarëve të tij kishin marrë kërcënime mbi dokumentet e publikuara.
Më pas drejtori i “The Guardian” tha se deri më tani janë publikuar vetëm 1 përqind e dokumenteve sekrete të siguruara nga Snouden, publikimin e të cilave e mbrojti duke thënë se nuk cënonin sigurinë kombëtare, por përkundrazi.
Seanca dëgjimore ndaj kreut të gazetës britanike ka shkaktuar reagimin e gazetarëve dhe mediave britanike që thonë se ligjvënësit në vend që t’i bashkohen debatit se si të shmangen shkeljet e privatësisë së qytetarëve dhe njëkohësisht të mbrohen nga terrorizmi, kërkojnë të zbardhin rrugën se si përfunduan në media dokumentet sekrete të Snouden.
Top Channel