Vrasja e çiftit tw Hollywood-it, vajza e Rob Reiner: Jam e shokuar! Familja ime…
Komisioni Europian gjobiti me shumën rekord prej 2.5 miliard eurosh tetë banka që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendet e Unionit.
Gjobat u vunë pas një hetimi disa-mujor të Komisionit Europian në përfundim të të cilit u zbuluan “kartele” të krijuara nga bankat për të fiksuar normat e interesit dhe lëvizjet e tyre.
Dy prej tetë bankave të hetuara u falën nga Komisioni pas bashkëpunimit në zbulimin e këtyre karteleve. Bankat që i shpëtuan gjobës janë “Barclays” dhe “UBS”, ndërkohë që banka “RBS”, “Deutsche Bank”, “Societe Generale”, “JP Morgan”, “Citibank” dhe “RP Martin” u gjobitën miliona euro.
Gjobën më të madhe e pësoi “Deutsche Bank”, plot 725.36 milion euro, pasuar nga “Societe Generale” dhe të tjerat.
Komisioneri për Mbrojtjen e Konkurrencës, Joaquin Almunia tha se “skandali është tronditës jo vetëm për faktin që janë shkelur rregullat financiare që zbatohen në gjithë botën, por edhe nga fakti që bankat, që duhet të jetën konkurruese me nëjra tjetrën, në të vërtetë bien dakort”.
“Konkurrenca e shëndetëshme dhe transparenca janë thelbësore për tregjet financiare që ata të funksionojnë shëndetshëm në shërbim të ekonomisë reale dhe jo në interes të një grushti njerëzish”, tha Almunia.
Top Channel