Një komision ndërkombëtar hetimor do të rishikojë rrethanat e vdekjes së ish-Presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski dhe disa bashkëpunëtorëve të tij në vitin 2004.
Trajkovski mbeti viktimë e një aksidenti ajror, të ndodhur ndërsa udhëtonte për të marrë pjesë në një samit në Bosnje dhe Hercegovinë.
Kryehetuesi dhe shefi i Komisionit të Aviacionit Boshnjak, Omer Kuliç tha për agjensinë “Anatalia” se hetimi do të përfundojë në Janar 2014 dhe se ai do të jetë në gjendje që t’i japë fund teorive të ndryshme të komplotit që ekzistojnë mbi vdekjen tragjike të Trajkovskit.
Hetuesit kanë marrë ndërkohënë pyetje gazetarin maqedonas Ignat Pançevski, i cili në një seri shkrimesh ka ofruar prova, besueshmëria e të cilave është e diskutueshme, për vrasjen e ish-presidentit.
Zyrtarisht, aksidenti në të cilin ish-presidenti humbi jetën ndodhi për shkak të kushteve të vështira atmosferike, shikueshmërisë së dobët dhe gabimit njerëzot të pilotit.
Top Channel