Njerëzit, gjithmonë e më mishngrënës

04/12/2013 17:25

Në të gjithë globin, njerëzit janë duke konsumuar sasi gjithmonë edhe më të mëdha mishi.

Ky ndryshim në dietën globale ndikohet mbi të gjitha nga rritja e kërkesës për produktet e mishti në Kinë dhe Indi, dy ekonimive aziatike në lulëzim.

Në këto dy shtete përqendrohet 40% e të gjithë popullsisë botërore, ndaj rritja në këto vende ka qenë veçanërisht përcaktuese.

Kërkues francezë analizuan treguesit e Bankës Botërore, mbi mënyrën se si njerëzit ushqehen në vende të ndryshme, për të nxjerrë një lidhje socio-ekonomike, mjedisore dhe shëndetësore në dietat e ndryshme.

E dhëna më e qartë e këtij studimi, ishte tendenca e përbashkët e pothuajse të gjithë shteteve të botës, për të konsumuar gjithmonë e më shumë ushqime me bazë mishin.

Një tendencë kjo aspak e mirëpritur prej kardiologëve, që kanë paralajmëruar prej kohësh për favorizimin e sëmundjeve kardiovaskulare për shkak të konsumit të mishit të kuq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA