Italia, trupa shtesë në Kosovë?
04/12/2013 00:00
Ministrja e Jashtme e Italisë, Ema Bonino ka deklaruar se qeveria italiane është e gatshme që të shqyrtojë dërgimin e trupave shtesë për KFOR-in.
Bonino iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve rreth mundësisë së dërgimit të trupave italiane për të zëvendësuar ushtarët francezë.
Megjithatë, sipas raportimeve online të “RTK”, zonja Bonino tha më tej se në Romë nuk ka mbërritur ndonjë kërkesë specifike nga NATO për të dërguar trupa shtesë.
Top Channel