Vrasja e çiftit tw Hollywood-it, vajza e Rob Reiner: Jam e shokuar! Familja ime…
Gjykata Kushtetuese e Hungarisë rrëzoi ligjin e shumëdebatuar elektoral që kritikët e konsideronin favorizues të partisë në pushtet, Fidesz.
Gjykata kundërshtoi kërkesën që votuesit të regjistroheshin jo më vonë se 15 ditë përpara votimit. Edhe disa pjesë të tjera të tij u cilësuan po kështu anti-kushtetuese.
Për partinë konservatore Fidesz të kryeministrit Viktor Orban, që dominon parlamentin e vendit, kjo ishte një goditje e fortë. Fidesz-i u detyrua vitin e kaluar të ndryshonte disa ligje të tjera mes presioneve të mëdha të Bashkimit Europian për standardet demokratike.
Pas vendimit të gjykatës, kreu i grupit parlamentat të Fidesz-it, Antal Rogan, deklaroi se sistemi i ri i regjistrimit të votuesve nuk do të hyjë në fuqi për zgjedhjet e përgjithshme të 2014-ës.
Ligji i ri elektorak u miratua në parlament në muajin nëntor, por presidenti Janosh Ader ia dërgoi Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit doli në përfundimin se ai i kufizon të drejtat e zgjedhësve në një masë krejtësisht të pajustifikueshme.
Top Channel