Çiftëzimi i padëgjuar mes një rotwaileri dhe një terrieri

04/12/2013 17:45

Thonë se dashuria nuk njeh kufij dhe një histori qensh e provon më së miri këtë.

Një terrier i bardhë i quajtur Joey, arriti në një mënyrë të pashpjegueshme për të zonjën që të riprodhohej me një femër të racës “rotweiler”, duke lënë pas 11 trashëgimtarë.

Të qentë janë pronësi e Teresa Patterson, një e apasionuar pas kafshëve me banim në Yorkshire, Britani e Madhe.

Ndonëse çiftëzimet midis racave janë të zakonshme në botën e qenve, gërshetimi i një terrieri me një rotweiler konsiderohej teoritikisht i pamundur në kushte natyrale, për shkak të përmasave tepër të ndryshme të përfaqësuesve të secilës racë.

Të 11 këlyshët e çiftit, siç dëshmojnë këto foto kanë marrë pak nga të dy prindërit, ngjyrën e zezë nga nëna, me një shtat midis të dyve dhe me qimet kaçurrela të babait.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA