Kreu i Ministrisë së Shtetit Bledi Çuçi, i pranishëm në Komisionin e
Integrimit, komentoi rezultatin e raportit të fundit të “Transparency
International’.

“Shqipëria gjithnjë e më tepër po zbret në indeksin e perceptimit të korrupsionit, indeks i përgatitur nga ‘Transparency International’. Kjo na bën që ne të përforcojmë akoma më tepër masat dhe rrisim angazhimin për luftën kundër korrupsionit, si një fenomen, i cili po gërryen çdo ditë e më tepër shoqërinë shqiptare dhe shtetin shqiptar”, tha Çuçi.

Deputeti Taulant Balla tha se ky raport deshmon per nivelin e larte te korrupsionit ne strukturat shteterore dhe ky rezultat na ka çuar serish në vitin 2005.

“Shqipëria nga 2005 në 2013, pati një kurbë që fillon edhe mbaron atje ku ishte. Korrupsioni në Shqipëri është në të gjitha nivelet. I referohem gjithashtu edhe letrës së djeshme të misionit të OPDAT-it pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, që thotë që korrupsioni në Shqipëri është më i madh se sa niveli i statistikave”, tha Balla.

Kryetarja e Komisionit te Integrimit Majlinda Bregu ka kerkuar hollesi mbi strategjine qe po harton Ministria e Shtetit dhe rolin qe do te kete koordinatori. Sipas zonjes Bregu nje pike delikate mbetet financimi i partive politike.

“Uroj shumë që të jetë në vëmendje të kësaj maxhorance, transparenca e financimit të partive politike. Për të shmangur pastaj dhe për të prerë fijet e atij korrupsioni politik, sic ndodhi në rastin e fundit në zgjedhjet lokale në Korçë me blerjen e votave”, tha Bregu.

Zoti Çuçi ka sqaruar se strategjia parashikon masat qe do te merren gjate kater viteve, nderkaq koordinatori do te jete i detyruar qe per periudha te caktuara kohore te raportoje ne komision.

Top Channel