Vrasja e çiftit tw Hollywood-it, reagon vajza e Rob Reiner: Jam e shokuar! Familja ime… Një gjykatë në Rusi ka shpallur balerinin e teatrit Bolshoi, Pavel
Dmitrichenko fajtor për organizimin e sulmit me acid ndaj drejtorit
artistik të kompanisë.
Dy të pandehur të tjerë që gjykoheshin bashkë me të janë shpallur gjithashtu fajtorë për pjesëmarrje në organizimin e sulmit. Drejtorit artistik të teatrit Bolshoi, Sergei Filin iu hodh acid sulfurik në fytyrë teksa dilte nga shtëpia e tij në Moskë, në janar, duke i dëmtuar rëndë shikimin.
Dmitrichenko pranoi se donte që drejtori Filin të lëndohej, por mohoi se kishte dashur që atij t’i hidhej acid në fytyrë. Rasti në fjalë nxorri në dritë rivalitetet, xhelozitë dhe intrigat në teatrin prestigjoz të Moskës. Balerini dhe bashkëpunëtorët e tij, Yuri Zarutsky dhe Andrei Lipatov pritet të dënohen së shpejti.
Prokurorët kanë propozuar 9 vjet në një burg për krimet penale për të pandehurin kryesor, 10 vjet për Zarutskyn, që pranoi se kishte hedhur acidin dhe 6 vjet për Lipatov, që shoqëroi bashkëpunëtorin në sulmin me acid.
Zarutsky tha se sulmi me acid ishte ideja e tij, ndërsa Lipatov se nuk kishte dijeni se ku po e çonte bashkëpunëtorin e tij. Filin iu nënshtrua mbi 20 operacioneve për të shpëtuar shikimin e tij. Pas mjekimit në Gjermani ai u kthye në Moskë. Duke mbajtur syze të zeza, ai dëshmoi në gjykatë.
Që prej incidentit të 17 janarit, teatri Bolshoi ka pësuar një sërë ndryshimesh, me caktimin e drejtorit të ri Vladimir Urin, i cili tha për BBC se kompania ka përpara sfida të vështira.
Top Channel