Spoti horror i kompanisë japoneze (VIDEO)

03/12/2013 00:00

Marketingu prej vitesh është një ndër degët ku kompani të ndryshme shpenzojnë shumë energji dhe para për të goditur sa më shumë në sytë e publikut.

Por një kompani japoneze e prodhimit të gomave e teproi duke kaluar në ekstrem. Me anë të një spoti prej 40 sekondash, kompania japoneze kërkon të tregojë se sa funksionale janë gomat e saj, edhe kur kushtet e rrugës janë të paparashikueshme.

Si shembull është zgjedhur një natë me dëborë…dhe një fantazmë që mban në duar të shkruajtur me gërma japoneze emrin dhe sloganin e kompanisë. Pamjet janë tronditëse, ndaj për këtë edhe vetë kompania paralajmëron në fillim të spotit.

Kujdes, video nuk këshillohet për publik të ndjeshëm! 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta