Eksperti rus Yushkov: Sanksionet amerikane nuk do të ndalin eksportet ruse të naftës, India dhe Kina nuk do të ndalojnë blerjet
Zyrtarë kinezë përgënjeshtruan raportimet se një inxhinjer në Ontario furnizoi vendin me dokumenta sekrete mbi teknologjinë kanadeze të ndërtimit të anijeve.
Qing Quetin Huang, 53 vjeç, u arrestua ditën e shtunë me akuzën e spiunazhit për një fuqi të huaj.
Policia Mbretërore Kanadeze nuk përcaktoi nëse Huang po përndiqet për konsumimin e kësaj vepre penale apo për tentativë.
Nëse do të shpallet fajtor, 53-vjeçari përballet me mundësinë që të kalojë të gjithë pjesën e mbetur të jetës në një burg, pa të drejtë lirimi me kusht.
Megjithatë, Pekini zyrtar kundërshton fuqimisht akuzat që implikojnë Kinën me aktivitetet e spiunazhit industrial në Kanada.
“Raportimet për veprimtarinë e një shtetasi kanadezo-kinez, i akuzuar për spiunazh në favor të qeverisë sonë janë tërësisht të pabaza”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Kineze, Hong Lei.
Sipas akuzës, Huang dyshohet që ka kaluar në Kinë sekrete për teknologjinë e përdorur nga Kanadaja për ndërtimin e anijeve patrulluese, luftanijeve, anijeve luftarake shoqëruese, anijeve shkencore e kërkimore dhe akullthyeseve.
Top Channel