Shpërthim në qendër të Damaskut

03/12/2013 16:20

Një shpërthim i fuqishëm tronditi kryeqytetin e Sirisë, Damaskun, informuan mediat ndërkombëtare pasditen e ditës së martë.

Shpërthimi ndodhi në lagjen al-Jisr al-Abyad, në qendër të qytetit dhe të paktën dy persona mbetën të vdekur.

Asnjë grupim nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë akt terrorist që ka shkaktuar edhe dhjetëra të plagosur.

Sipas disa faqeve opozitare, qëllimi i këtij shpërthimi ishte shkatërrimi i një ndërtese qeveritare të ndodhur në atë zonë.

Megjithatë, Rami Abdulrahman, një zyrtar sirian tha për agjensinë “Reuters” se ndërtesa e vendosur në qendër të sulmit ishte një qendër administrative e përdorur nga autoritetet për trajtimin e familjarëve të ushtarëve të vrarë dhe jo një strukturë ushtarake.

Në një ngjarje të ndarë, gjatë të martës, një grupim kryengritësit morën peng 12 murgesha nga qyteti i Maaloulës.

Këtë e informuan burime zyrtare brenda Kishës Ortodokse Siriane.

Mbi 120 mijë sirianë kanë humbur jetën në luftimet e nisura në Mars 2011, ndërsa 40% e popullsisë prej 22 milionë banorësh të Sirisë është shpërngulur nga shtëpitë e tyre, duke përfunduar refugjatë jashtë ose në zona më të sigurta brenda vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA