“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t Përpara viteve ’90, Sharra është përdorur si vendgrumbullim i mbetjeve të industrisë së lehtë që ka funksionuar në qytetin e Tiranës. Pas viteve ’90, konkretisht në vitin ‘94, Sharra filloi të përdoret si vendgrumbllim i mbetjeve urbane të kryeqytetit.
Ai ishte një territor grumbullimi dhe depozitimi tërësisht i pamenaxhuar. Për vite të tëra, Sharra, Kombinati dhe e gjithë Tiarana vuajtën pasojat e dekompozimit të këtyre mbetjeve dhe akoma më keq, të djegies së tyre që bëhet në vazhdimësi për t’i eleminuar dhe për të krijuar hapësira të reja ku mund të hidheshin mbeturina.
Në këto kushte, Sharra u kthye në gangrenën e kryeqytetit dhe rrethinave të saj, të cilat vuajtën pasojat shëndetësore dhe mjedisore për shkak të ndotjes në nivele tejet të larta që buronin prej aty.
Në vitin 2007 ky territor grumbullimi i pakontrolluar mbeturinash urbane dhe pa kurrfarë menaxhimi u mor përsipër nga qeveria italiane për të ndërtuar një landfill me standartet e kërkuara. Ata ofruan një grant prej 6. 4 milionë eurosh dhe autoriteti kryesor përgjegjës për menaxhimin e tij do të ishte Bashkia e Tiranës. Investimi nënkuptonte ralizimin e një projekti me parametra bashkëkohore për rehabilitimin e vendgrumbullimit të mbetjeve urbane.
U ndërtuan vaska të reja në të njëtin vendgrumbullimi mbeturinash. Këto vend-depozitime të reja, pra vaskat, duhet të ishin hapësira të menaxhuara me përshkueshmëri 0 të lëngjeve që prodhohen nga dekompozimi i mbetjeve urbane. Gjithashtu, ato duhet të kenë sistem drenazhimi si dhe të kenë të instaluar tubat e sistemit të trajtimit të gazrave.
Por, a po funksionon sipas standarteve projekti i rehabilitimit të landfillit të Sharrës?
Nino Marcelino, ekspert në sektorin e infrastrukturës pranë zyrës së Kooperacionit italian në Tiranë, u përgjigj: “Projekti ka sjellë rezultate të kënaqshme. Fondi i shpenzuar për këtë projekt ka qenë më i vogël duke e krahasuar me landfillin e Bushatit, por është zhvilluar mirë dhe me standarte.”
Sharra, në standartet e një landfilli?
Cdo ditë, në landfillin e Sharrës depozitohen rreth 1 mijë ton mbetje organike dhe inorganike. Faktet tregojnë se kjo sasi kaq e madhe mbeturinash urbane nuk po menaxhohet si duhet.
Plehrat janë të ekspozuara dhe ato nuk depozitohen dhe shtresëzohen sipas standarteve. Kjo bën që mbetjet urbane të dekompozohen e nga ky proces të krijohet koncentrat lëngjesh me nivel shumë të lartë ndotjeje. Në terma teknikë ai quhet shllam. Sistemi i filtrimit dhe përpunimit të këtij ekstrakti mbeturinash nuk fuknsionon e ato derdhen në ambient me përmbajtje shumë të lartë toksike.
Tre vjet më parë, një laborator në Itali ka kryer analizat e kampionit të këtij shllami dhe rezultatet ishin të frikshme. Përfundimet treguan se shllami përmbante mbi 15 metale të rënda, të cilat nuk duhet të ishin në përbërje të tij. Metale të cilat transformohen të gjitha në lëndë kancerogjene.
Ekspertët interpretojnë se sipas të dhënave të këtyre analizave, është evidentuar përmbajtja në shllam e grupit të metaleve si plumb, zink, mërkur, magnez dhe nikel.
Nga një vëzhgim i “Pasdite në Top Channel” doli se gjatë natës plehrat digjen, në kundërshtim me çdo standart.
Në një landfill plehrat nuk duhet të jenë të dukshme me sy, por mbeturinat në Sharrë dekompozohen duke lëshuar gazra të dëmshme që arrijnë deri në Tiranë.
Banorët pranë kësaj zone thonë se nuk ka as sistemim dhe as përpunim plehrash në Sharrë, por vetëm grumbullim.
“Gazi metan dhe dioksidi i squfurit emetohen lirshëm dhe askush nuk bën asgjë për këtë. Mbyllim dyer e dritare gjatë natës pasi nuk durohet era e keqe. Jemi bërë të gjithë azmatikë duke jetuar këtu”, shprehen banorët.
Top Channel