
Në Komisionin e Ligjeve, opozita këmbënguli që Qeveria të tërhiqet nga
Paketa Antikorrupsion, përsa kohë ndryshimet në ligj janë kundërshtuar
nga OPDAT, misioni amerikan për drejtesinë penale dhe OSBE-ja, si të
papërshtatshme, jo efektive dhe që përbëjnë hapa prapa.
Por kjo nuk duket se ka gjasë te ndodhe. Ministri i Drejtësisë nuk pranoi asnje nga verejtjet e dy misioneve.
Ekspertet amerikane kane shprehur shqetesimin se zgjerimi i kompetencave per Prokurorine dhe Gjykaten e Krimeve te Renda, jo vetem mund te ule efektivitetin ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit, por edhe se centralizimi rrezikon perdorimin politik.
“Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve te Renda eshte histori suksesi dhe besoj se do ta luftojne realisht korrupsionin. Por sigurisht qe kjo pakete ka trembur disa te tjere dhe nuk flene rehat dhe besoj qe nuk kane për të fjetur rehat. Përsa kohe shteti eshte ne kembe, vonon, por nuk harron”, tha Naço.
“Përgjigjja e logjikshme do te ishte se drafti behet qe pikerisht disa te tremben. Ata qe duhet te tremben le te tremben dhe une me kete pike nuk kam asnje problem. Çeshtja eshte se me rezulton se eshte trembur OSBE-ja dhe OPDAT-i, qe thone shqip, hap mbrapa ne luften kunder korrupsionit”, tha deputeti demokrat Strazimiri.
“Unë do t’i falenderoj te gjithe partneret per ndihmen dhe kontributin qe japin, por ne fund te fundit jane prokuroret dhe gjyqtaret ata qe do te zbatojne ligjin. Ata nuk mund ta kuptojne qe nje prokuror me presionin më të vogel mund ta dorezoje detyren ne Vlore dhe thote te vije ai nga Tirana, sepse une nuk e bej dot. Nuk besoj qe perqendrimi ne nje dore do te kete ndikim politik”, theksoi Naço.
Per ministrin e Drejtesise me e rendesishmja eshte se kjo Qeveri ka vullnetin e duhur per te luftuar korrupsionin, gje qe sipas tij nuk mund ta zbehin as dyshimet e partnereve per renien e efikastitetit ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, duke ia ngarkuar Prokurorisë dhe Gjykatës së Krimeve të Renda kompetencen e njësive e perbashketa te hetimit, te ngritura me ndihmen amerikane.
“Duhet te pershendes njesite e perbashketa hetimore, ka qene nje histori suksesi, por dinamika e kerkon qe ne te ndryshojme. Perceptimi i korrupsionit duhet te na beje te mendojme qe te kemi forma dhe metoda te tjera per ta luftuar korrupsionin”, tha Naco.
“A e keni marre parasysh, qe duke i bashkuar kjo mund te çoje ne renie te efikasitetit te luftes ne te dyja drejtimet, sic thone partneret nderkombetare?” pyeti deputeti Bylykbashi.
“Ne luften kunder korrupsionit themelor eshte vullneti politik. Nese nuk kemi vullnet politik, nuk kemi per ta luftuar asnjehere korrupsionin. Kesaj mazhorance nuk i mungon vullneti politik, prandaj e ka nisur dhe prandaj kjo pakete eshte e kundershtueshme sepse eshte radikale. Eshte radikale sepse duam te kapim kohen e humbur, te kapim keto 20 vjet qe jemi zvarritur, prandaj ka edhe kundershtime”, sqaroi Naço.
Top Channel